Recipe Book

dhe futeni në vrimë me qumësht dhe pak
sheqer. Përzieni brenda pak miell nga
anët. Lyejeni me pak miell dhe lëreni të
qëndrojë në një vend të ngrohtë derisa
mielli i lyer të fillojë të plasaritet në
brumin e zënë.
Shtoni sheqerin, kripën, sheqerin me
vanilje, lëkurën e limonit, vezët dhe
gjalpin në anë të miellit. Të gjithë
përbërësit përziejini në një masë brumi të
ardhur.
Pas kësaj, lëreni brumin të qëndrojë në
një vend të ngrohtë derisa të jetë pak a
shumë dyfishuar në masë.
Më pas vendosni rrushin e thatë të larë
brenda në brumë dhe formoni 12 rrotulla
me përmasë të njëjtë.
Vendosini ato në një tavë pjekjeje me
letër gatimi dhe lërini të mbuluara sërish
për gjysmë ore.
Koha në pajisje: 20 minuta
Pozicioni i raftit: 3
8.2 Bukë fshati
Përbërësit:
500 g miell gruri
250 g miell thekre
15 g kripë
1 pako të vogël maja birre të thatë
250 ml ujë
250 ml qumësht
Tjetër:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Vëreni miellin e grurit, miellin e thekrës,
kripën dhe majanë e thatë të birrës në
një tas të madh.
Përzieni ujin, qumështin dhe kripën dhe
shtoni miell. Të gjithë përbërësit përziejini
në një masë të punueshme brumi. Lëreni
brumin që të vijë derisa të dyfishojë
vëllimin.
Brumin bëjeni në formë të gjatë buke dhe
vendosini në tavën e pjekjes ku fundi të
jetë lyer me yndyrë ose të jetë mbuluar
me letër gatimi.
Lëreni bukën sërish të vijë edhe një herë
sa gjysma e vëllimit. Përpara se ta piqni
lyejeni brumin me pak miell.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 2
8.3 Bukë e bardhë
Përbërësit:
1000 g miell
40 g maja të freskët ose 20 g maja të
thatë
650 ml qumësht
15 g kripë
Tjetër:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të
madh. Majanë e birrës treteni në
qumësht të vakët dhe hidheni te mielli.
Të gjithë përbërësit përziejini në një
masë të punueshme brumi. Në varësi të
cilësisë së miellit, mund të nevojitet pak
më shumë qumësht për ta bërë brumin
të punueshëm.
Lëreni brumin që të vijë derisa të
dyfishojë vëllimin.
Ndajeni brumin në dy copa, bëni dy
forma të gjata buke dhe vendosini në
tavën e pjekjes ku fundi të jetë lyer me
yndyrë ose të jetë mbuluar me letër
gatimi.
Lërini përsëri copat e bukës që të vijnë
sa gjysma e vëllimit të tyre.
Para pjekjes, lyejini pak me miell bëni 3 -
4 prerje diagonale me një thikë të
mprehtë, minimumi 1 cm të thellë.
Koha në pajisje: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 2
8.4 Bukë me maja e thurur
Përbërësit për brumin:
650 g miell
20 g maja birre
200 ml qumësht
40 g sheqer
5 g kripë
5 të verdha vezësh
200g gjalpë
www.electrolux.com24