User manual
udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin.
Lexojeni me kujdes përpara instalimit (Referojuni
broshurës së instalimit).
• Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një
dere rrëshqitëse apo një dere me një menteshë në
krahun e kundërt, ku dera e pajisjes nuk mund të
hapet plotësisht.
• Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë në dhomën ku
do të instaloni pajisjen, për të shmangur rrjedhjen e
gazrave nëpër dhomë që lëshojnë pajisje të tjera që
funksionojnë me lëndë djegëse, duke përfshirë zjarret
e hapur.
• Ajri që del nuk duhet të shkarkohet në një sistem
aspirimi që përdoret për daljen e tymrave nga pajisjet
që djegin gaz ose karburante të tjera. (nëse ka)
• Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
• Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej
8 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
• Mos e përdorni pajisjen nëse janë përdorur për
pastrim kimikate industriale.
• Fshini pushin që formohet rreth pajisjes.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin e
pushit përpara ose pas çdo përdorimi.
• Mos thani në tharëse tesha të palara.
• Artikujt që janë ndotur me substanca të tilla si vaj
gatimi, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash,
terpentine, dyllë dhe heqës dylli, duhet të lahen në ujë
të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahet në tharësen e rrobave.
www.electrolux.com4