User manual

Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
4. Shtypni bllokun e prekjes
Nisje/
Pauzë.
Niset programi.
9.2 Nisja e programit me
shtyrjen e fillimit të programit
1. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së
programit vazhdimisht derisa ekrani
të shfaqë kohën e vonesës që
dëshironi të vendosni.
Ju mund të shtyni fillimin
e një programi nga
minimumi 30 minuta deri
maksimumi në 20 orë.
3. Shtypni bllokun e prekjes
Nisje/
Pauzë.
Ekrani tregon numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Programi fillon pas përfundimit të
numërimit mbrapsht.
9.3 Ndryshimi i një programi
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Caktoni programin.
9.4 Në përfundim të programit
Kur programi ka përfunduar:
Bie një sinjal akustik i ndërprerë.
Pulson treguesi .
Treguesi
ndizet.
Treguesi Nisje/Pauzë ndizet.
Pajisja vazhdon të punojë me fazën e
ruajtjes nga rrudhat për rreth 30 minuta
të tjera.
Faza e ruajtjes nga rrudhat heq rrudhat
nga rrobat tuaja.
Ju mund të hiqni rrobat përpara se të
përfundojë faza e ruajtjes nga rrudhat.
Rekomandojmë, për rezultate më të
mira, të hiqni rrobat kur faza ka
përfunduar ose pothuajse ka përfunduar.
Kur faza e ruajtjes nga rrudhat ka
përfunduar:
Treguesi
është i ndezur, por nuk
pulson.
Treguesi
fiket.
Nisje/Pauzë fiket.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen.
2. Hapni derën e pajisjes.
3. Nxirrni rrobat nga pajisja.
4. Mbyllni derën e pajisjes.
Gjithmonë pastroni filtrin dhe
zbrazni mbajtësin e ujit kur
të përfundojë programi.
9.5 Funksioni i pritjes aktive
Për të ulur konsumin e energjisë, ky
funksion çaktivizon automatikisht
pajisjen:
Pas rreth 5 minutash nëse nuk nisni
programin.
Pas 5 minutash nga përfundimi i
programit.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Përgatitja e rrobave
Mbyllni zinxhirët.
Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të
jorganëve.
Mos i lini të palidhura kollaret ose
rripat (p.sh. rripat e përparëseve).
Lidhini ato përpara se të nisni një
program.
Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
Nëse një artikull ka shtresë të
brendshme prej pambuku, kthejeni
anën e brendshme jashtë. Sigurohuni
që shtresa e pambukut të jetë
gjithmonë jashtë
Rekomandojmë që të vendosni
programin e duhur për llojin e
pëlhurave që janë në pajisje.
Mos vendosni pëlhura me ngjyra të
forta së bashku me pëlhura me ngjyra
të çelura. Ngjyrat e forta mund të
lëshojnë bojë.
SHQIP 13