User manual
7.1 Funksioni i bllokimit për
fëmijët
Ky opsion nuk lejon që fëmijët të luajnë
me pajisjen gjatë kohës që ajo është në
punë. Çelësi i programeve dhe blloku i
prekjes bllokohen.
Zhbllokohet vetëm butoni ndezje/fikje.
Aktivizimi i opsionit të bllokimit
për fëmijët:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht blloqet e prekjes (A)
dhe (D). Treguesi i bllokimit për
fëmijët ndizet.
Treguesi i bllokimit për fëmijët ndizet.
Opsioni i bllokimit për fëmijët
mund të çaktivizohet
ndërkohë që është në punë
një program. Prekni dhe
mbani prekur të njëjtat blloqe
prekjeje derisa treguesi i
bllokimit për fëmijët të fiket.
7.2 Zilja aktive/jo aktive
Për të çaktivizuar ose aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni dhe mbani shtypur për
rreth 2 sekonda blloqet e prekjes (B) dhe
(C) në të njëjtën kohë.
7.3 Rregullimi i shkallës së
lagështisë së rrobave të
mbetura
Për të ndryshuar shkallën e paracaktuar
të lagështisë së mbetur të rrobave:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht butonat (A) dhe (B).
Një nga këta tregues ndizet:
• maksimumi i rrobave të
thata
• rrobat më të thata
• rrobat me thatësi të
paracaktuar
4. Shtypni butonin (E) vazhdimisht
derisa të ndizet treguesi i nivelit të
duhur.
5. Për të konfirmuar rregullimin, shtypni
dhe mbani shtypur butonat (A) dhe
(B) njëkohësisht për rreth 2 sekonda.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, kryeni këto veprime:
•
Pastroni me një leckë të njomë
kazanin e tharëses me rrotullim.
• Nisni një program të shkurtër (p.sh.
30 minuta) me rroba të njoma.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
9.1 Nisja e një programi pa
shtyrjen e programit
1. Përgatitni rrobat dhe ngarkoni
pajisjen.
KUJDES!
Sigurohuni që kur të
mbyllni derën, rrobat të
mos ngecin mes derës
së pajisjes dhe
guarnicionit prej gome.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
www.electrolux.com12