User manual

1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara fillimit të instalimit dhe përdorimit të kësaj
pajisjeje, lexoni me kujdes udhëzimet e dhëna.
Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet
si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm.
Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe
ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara me
kusht që t'u jenë dhënë udhëzime dhe/ose të
mbikëqyrjen në lidhje me përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe të kuptojnë rreziqet e mundshme të
përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja,
përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ky duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes nga përdoruesi pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Nëse tharësja e rrobave montohet mbi një lavatriçe,
përdorni setin e varjes së rrobave. Seti i varjes së
rrobave, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar,
SHQIP 3