User manual
Table Of Contents
- PËRMBAJTJA
- 1. TË DHËNA PËR SIGURINË
- 2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
- 3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
- 4. UDHËZUES I SHPEJTË
- 5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
- 6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
- 6.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
- 6.2 Fikja automatike
- 6.3 Cilësimi i nxehtësisë
- 6.4 Përdorimi i zonave të gatimit
- 6.5 PowerBoost
- 6.6 Menaxhimi i fuqisë
- 6.7 Kohëmatësi
- 6.8 Pauzë
- 6.9 Bllokimi
- 6.10 Bllokimi për fëmijët
- 6.11 Gjuha
- 6.12 Tingujt e butonave / Volumi i ziles
- 6.13 Drita e ekranit
- 6.14 Gatim i asistuar
- 6.15 Shkrirje
- 7. SIPËRFAQE GATIMI FLEKSIBËL ME INDUKSION
- 8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
- 9. KUJDESI DHE PASTRIMI
- 10. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- 11. INSTALIMI
- 12. TË DHËNAT TEKNIKE
- 13. EFIKASITETI ENERGJETIK
- СОДРЖИНА
- 1. БЕЗБЕДНОСНИ ИНФОРМАЦИИ
- 2. БЕЗБЕДНОСНИ УПАТСТВА
- 3. ОПИС НА ПРОИЗВОДОТ
- 4. КРАТКО УПАТСТВО
- 5. ПРЕД ПРВАТА УПОТРЕБА
- 6. СЕКОЈДНЕВНА УПОТРЕБА
- 6.1 Вклучување и исклучување
- 6.2 Автоматски исклучување
- 6.3 Поставување температура
- 6.4 Употреба на ринглите
- 6.5 PowerBoost
- 6.6 Управ. со енергијата
- 6.7 Тајмер
- 6.8 Пауза
- 6.9 Заклучување
- 6.10 Брава за деца
- 6.11 Јазик
- 6.12 Тонови На Копчиња / Јачина На Звучен Сигнал
- 6.13 Осветленост на екран
- 6.14 Помош При Готвење
- 6.15 Топење
- 7. ФЛЕКСИБИЛНИ ИНДУКТИВНИ РИНГЛИ
- 8. ПОМОШ И СОВЕТИ
- 9. НЕГА И ЧИСТЕЊЕ
- 10. РЕШАВАЊЕ НА ПРОБЛЕМИ
- 11. МОНТАЖА
- 12. ТЕХНИЧКИ ПОДАТОЦИ
- 13. ЕНЕРГЕТСКА ЕФИКАСНОСТ

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë
këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
dëmtim i pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një
izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.
• Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë
ftohjeje.
• Nëse pajisja është e instaluar mbi një
sirtar:
– Mos vendosni copa të vogla ose
fletë letre që mund të tërhiqen
brenda, sepse ato mund të
dëmtojnë ventilatorët e ftohjes
ose mund të dëmtojnë sistemin e
ftohjes.
– Mbani një distancë prej minimumi
2 cm mes fundit të pajisjes dhe
pjesëve të ruajtura në sirtar.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rryma.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja ose spina elektrike e
lirë ose e papërshtatshme (nëse ka)
mund ta nxehë shumë terminalin.
• Përdorni kabllo elektrike të
përshtatshme.
• Mos i lini kabllot elektrike të
përdridhen.
• Sigurohuni që të jetë instaluar
mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
• Përdorni mbërthyesen e lirimit të
tensionit të kabllos.
• Sigurohuni që kablloja ose spina
elektrike (nëse ka) të mos prekë
pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të
gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat
që gjenden pranë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit ose me një
elektricist për ndërrimin e kabllos
elektrike të dëmtuar.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
tokëzim dhe kontaktorë.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje instaluese e cila ju lejon të
SHQIP 5