User manual

Table Of Contents
7. SIPËRFAQE GATIMI FLEKSIBËL ME INDUKSION
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 FlexiBridge
Zona në anën e majtë mund të
kombinohet në dy zona gatimi me
përmasa të ndryshme, ose në një zonë
të madhe gatimi. Ju mund të zgjidhni një
kombinim të 4 seksioneve që varet nga
madhësia e enës së gatimit që dëshironi
të përdorni. Treguesit e zonës së gatimit
ndryshojnë automatikisht dhe tregojnë
kombinimin e mundshëm.
FlexiBridge Standard është regjimi i
parazgjedhur që aktivizohet
automatikisht kur aktivizoni pianurën. Dy
zonat e gatimit funksionojnë të pavarura.
Prekni
për të kaluar mes regjimeve
FlexiBridge.
7.2 FlexiBridge Modaliteti
"Standard"
Ky modalitet është aktiv kur aktivizoni
pianurën. Ai lidh pjesët në dy zona të
ndara gatimi. Ju mund ta vendosni
cilësimin e nxehtësisë për secilën zonë
veçmas.
Pozicioni i duhur i enës:
Pozicioni i gabuar i enës:
7.3 FlexiBridge Regjimi "Big
Bridge"
Për të aktivizuar regjimin, prekni
derisa të shikoni treguesin e regjimit të
duhur . Ky regjim lidh tre seksionet e
pasme në një zonë të vetme gatimi.
Seksioni i përparmë nuk lidhet dhe
funksionon si një zonë gatimi më vete.
Mund ta vendosni cilësimin e nxehtësisë
për secilën zonë më vete.
Pozicioni i duhur i enës:
Për të përdorur këtë regjim, duhet të
vendosni enën në tre seksionet e lidhura.
Nëse përdorni enë më të vogla se dy
seksionet, në ekran pulson dhe pas 1
minute zona fiket.
www.aeg.com14