User manual
Kur shtypni dhe mbani shtypur disa nga
opsionet e disponueshme në Menyja,
shfaqet një përshkrim i shkurtër. Ndiqni
këshillat për të naviguar me lehtësi
përmes Menyja.
Nëse jeni në fund të Menyja lëvizeni
listën lart dhe përdorni ose prekni
për të dalë nga Menyja.
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Lidhja e parë me rrjetin
elektrik
Kur lidhni pianurën me rrymën elektrike
duhet të vendosni Gjuha, Drita e ekranit
dhe Volumi i ziles.
Ju mund ta ndryshoni cilësimin te Menyja
> Cilësimet > Konfigurimi. Referojuni
"Përdorimi i përditshëm".
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për ta aktivizuar
ose për ta çaktivizuar pianurën.
7.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon pianurën
automatikisht nëse:
• të gjitha zonat e gatimit janë të
çaktivizuara,
• nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni
pianurën,
• derdhni ose futni diçka në panelin e
kontrollit për më shumë se 10
sekonda, (tavë, leckë etj.). Bie një
sinjal akustik dhe pianura
çaktivizohet. Hiqni objektin ose
pastroni panelin e kontrollit.
• pianura nxehet shumë (p.sh. kur një
tenxhere zien pa ujë brenda). Lëreni
zonën e gatimit të ftohet përpara se ta
përdorni pianurën sërish.
• përdorni enë të gabuar ose nuk ka
enë në një zonë të caktuar. Simboli i
bardhë i zonës së gatimit pulson dhe
zona e gatimit me induksion
çaktivizohet automatikisht pas 1
minute.
• nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas
pak kohe shfaqet një mesazh dhe
pianura çaktivizohet.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë
dhe kohës pas së cilës çaktivizohet
pianura:
Cilësimi i
nxehtësisë
Pianura
çaktivizohet pas
1 - 2 6 orësh
3 - 5 5 orësh
6 4 orësh
7 - 9 1,5 orësh
7.3 Cilësimi i nxehtësisë
1. Aktivizoni pianurën.
2. Vendosni enën në zonën e zgjedhur
të gatimit.
Rrëshqitësi për zonën aktive të gatimit
shfaqet në ekran dhe është aktiv për 8
sekonda.
3. Prekni ose rrëshqitni gishtin për të
vendosur cilësimin e dëshiruar të
nxehtësisë.
Simboli bëhet i kuq dhe më i madh.
SHQIP 11