User manual
• Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të
jashtëm ose një sistemi komandimi të veçuar.
• Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj
mbi një vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të
rezultojë në zjarr.
• Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
• Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
• Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.
• Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
• Aty ku pajisja lidhet drejtpërdrejt me korrentin,
nevojitet një çelës izolues për të gjitha polet me një
hapësirë kontakti. Duhet të garantohet shkëputja e
plotë në përputhje me kushtet e specifikuara në
kategorinë III të tensionit të tepërt. Kablloja e
tokëzimit përjashtohet nga kjo.
• Kur të drejtoni kabllon e rrymës, sigurohuni që
kablloja të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë (për
shembull nëpërmjet veshjeve izoluese) me pjesët që
mund të arrijnë temperatura prej 50°C mbi
temperaturën e dhomës.
2.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Kjo pajisje është e përshtatshme për
tregjet e mëposhtme: AL
BG MK
RO
RS
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
4
www.aeg.com