User manual
gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat
që gjenden pranë
• Sigurohuni që pajisja të instalohet
saktë. Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka)
mund ta nxehë shumë terminalin.
• Sigurohuni që të jetë instaluar
mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
• Përdorni mbërthyesen e lirimit të
tensionit të kabllos.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për
ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje instaluese e cila ju lejon të
shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike
në të gjitha polet. Pajisja instaluese
duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
neutral dhe kontaktorë.
Lidhja me gazin
• Të gjitha lidhjet e gazit duhen kryer
nga një person i kualifikuar.
• Sigurohuni që rreth pajisjes të
qarkulloj ajër.
• Informacioni mbi furnizimin me gaz
ndodhet në pllakën e specifikimeve.
• Kjo pajisje nuk është lidhur me një
pajisje që nxjerr tymrat e djegies.
Sigurohuni që të lidhni pajisjen sipas
rregulloreve ekzistuese për instalimin.
Kushtojini vëmendje kërkesave në
lidhje me ajrosjen e mjaftueshme.
2.2 Përdorimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, djegiesh ose
goditjeje elektrike.
• Përdoreni këtë pajisje në mjedis
shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos vendosni takëme dhe kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
nxehen.
• Fikini zonat e gatimit pas përdorimit.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune apo si mbështetëse.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri ose shpërthimi.
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbani
flakën dhe objektet e nxehura larg nga
yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to.
• Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë
mund të shkaktojnë ndezje spontane.
• Vaji i përdorur, që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
• Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin
e kontrollit.
• Mos vini enë bosh mbi pllakën e
nxehtë.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me
enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
• Mos vendosni letër alumini mbi
pajisje.
• Mos lejoni që lëngje acide të tilla si
uthull, lëng limoni ose kimikate për
heqjen e gëlqeres të prekin vatrën.
Kjo mund të shkaktojë njolla pa
shkëlqim.
• Dhoma ku instalohet pajisja duhet të
ketë ajrosje të mirë.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
• Përdorni vetëm enë gatimi të
qëndrueshme me formën e duhur dhe
me diametër më të madh se
dimensionet e vatrës. Ekziston rreziku i
tejnxehjes dhe i thyerjes së pllakës së
xhamit (nëse ka).
SHQIP 5