User manual

Programi Niveli i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Fazat e programit Opsionet
P0
10)
Pa ngarkesë Vetëpastrimi
1)
Ky program ofron përdorimin më efikas të konsumit të ujit dhe të energjisë për takëme dhe enë prej
fajance me ndotje normale. (Ky është programi standard për institutet e testimit).
2)
Pajisja e dallon nivelin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e rregullon automatikisht
temperaturën dhe sasinë e ujit, konsumin e energjisë dhe kohëzgjatjen e programit.
3)
Ky program është projektuar për të larë ngarkesë me ndotje të përzier. Vendosni artikujt me ndotje të
madhe në koshin e poshtëm dhe ata me ndotje normale në koshin e sipërm. Presioni dhe temperatura e
ujit në koshin e poshtëm janë më të larta sesa në koshin e sipërm.
4)
Ky program është projektuar për të larë artikuj me ndotje të madhe me presion të lartë uji dhe me
temperaturë të lartë.
5)
Ky program është projektuar për të larë ngarkesë me ndotje të përzier.
6)
Ky program është projektuar për të larë një ngarkesë ose gjysmë ngarkesë me ndotje të sapobërë ose
të lehtë. Ai jep rezultate të mira larjeje në një kohë të shkurtër.
7)
Presioni i ujit dhe temperatura në pajisje rregullohen për të ofruar rezultatet më të mira në larje dhe
kujdes special për artikujt delikatë dhe qelqurinat.
8)
Ky është programi me më pak zhurmë. Pompa punon me shpejtësi shumë të ulët për të ulur nivelin e
zhurmës të krijuar nga pajisja. Për shkak të shpejtësisë së ulët, kohëzgjatja e programit është e gjatë.
9)
Me këtë program, mund të shpëlani lehtë ushqimet e mbetura nga enët dhe të parandaloni formimin e
aromave në pajisje. Mos përdorni detergjent me këtë program.
10)
Ky program është projektuar për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes në mënyrë efikase dhe
efektive. Ai heq akumulimin e çmërsit dhe yndyrës. Programi duhet të vihet në punë të paktën çdo 2
muaj me një produkt që heq çmërsin ose një produkt pastrues të projektuar për lavastovilje dhe pa
ngarkesë.
5.1 Vlerat e konsumit
Programi
1)
Uji
(l)
Energjia
(kWh)
Kohëzgjatja
(min)
P1 11 0.857 232
P2 8 - 15 0.7 - 1.7 46 - 170
P6 14 - 16 1.2 - 1.5 160 - 180
P3 12.5 - 14.5 1.4 - 1.7 170 - 190
P4 12.9 1.14 89
SHQIP 9