User manual

Vendosni takëmet dhe artikujt e vegjël
në sirtarin e takëmeve.
Sigurohuni që krahët spërkatës të
jenë në gjendje të lëvizin lirisht
përpara se të nisni një program.
10.5 Përpara fillimit të një
programi
Sigurohuni që:
Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta të
shumëfishta).
Pozicionimi i artikujve në kosha është
i saktë.
Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
10.6 Zbrazja e koshave
1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni
ato nga pajisja. Enët e nxehta mund
të dëmtohen lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
e më pas atë të sipërmin.
Në përfundim të programit,
mund të mbetet ende ujë në
anët dhe në derën e pajisjes.
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Përpara se të kryeni
mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar
zvogëlojnë rezultatet e
larjes. Kontrollojini rregullisht
dhe, nëse është e
nevojshme, pastrojini ato.
11.1 Pastrimi i brendshëm
Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të njomë, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
Për të ruajtur performancën e pajisjes
suaj, përdorni një produkt specifik
pastrimi për lavastoviljet të paktën një
herë në dy muaj. Ndiqni me kujdes
udhëzimet në paketimin e produktit.
Përdorni programin
për rezultate
optimale pastrimi.
Mos përdorni produkte gërryese,
sfungjerë pastrues gërryes, mjete të
mprehta, lëndë kimike të forta,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
Përdorimi i programeve me
kohëzgjatje të shkurtër rregullisht
mund të shkaktojë akumulim të
yndyrës dhe çmërsit brenda në
pajisje. Vini në punë programe me
kohëzgjatje të gjatë të paktën dy herë
në muaj për të parandaluar
akumulimin.
11.2 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
11.3 Pastrimi i filtrave
Sistemi i filtrave përbëhet nga 3 pjesë.
C
B
A
SHQIP 19