User manual

9.1 Përdorimi i detergjentit
A
B
C
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjent të
posaçëm për enëlarëse.
1. Shtypni butonin e lëshimit (A) për të
hapur kapakun (C).
2. Vendosni detergjentin, pluhur ose
tableta, në dhomëz (B).
3. Nëse programi ka fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të vogël detergjenti
në pjesën e brendshme të derës së
pajisjes.
4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që
kapaku të ngecë në vend.
9.2 Vendosja dhe startimi i
një programi
Nisja e një programi
1. Mbajeni derën e pajisjes paksa të
hapur.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që
pajisja të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
3. Shtypni vazhdimisht derisa
ekrani të tregojë numrin e programit
të zgjedhur. Ekrani shfaq numrin e
programit për rreth 3 sekonda dhe
më pas shfaq kohëzgjatjen e
programit.
4. Caktoni opsionet e zbatueshme.
5. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
programin.
Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Caktoni programin.
2. Shtypni
vazhdimisht derisa ekrani
të shfaqë kohën e shtyrjes së
dëshiruar (nga 1 deri në 24 orë).
Treguesi ndizet.
3. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
numërimin mbrapsht.
Gjatë numërimit mbrapsht, mund të rritet
koha e shtyrjes së programit, por nuk
mund të ndryshohet programi dhe
opsionet.
Programi fillon pas përfundimit të
numërimit mbrapsht.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja është në punë
Hapja e derës ndërkohë që programi
është në punë, ndalon pajisjen. Kjo
mund të ndikojë në konsumin e energjisë
dhe kohëzgjatjen e programit. Pasi e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika
ku u ndërpre.
Nëse dera mbahet hapur për
më shumë se 30 sekonda
gjatë fazës së tharjes,
programi që është në punë
do të përfundojë. Kjo nuk
ndodh nëse dera hapet me
funksionin AirDry.
Anulimi i shtyrjes së
programit gjatë numërimit
mbrapsht
Kur anuloni fillimin e vonimit, duhet të
rikonfiguroni programin dhe opsionet.
Shtypni dhe mbani shtypur RESET
derisa pajisja të jetë në regjimin e
zgjedhjes së programit.
Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani shtypur RESET
derisa pajisja të jetë në regjimin e
zgjedhjes së programit.
Sigurohuni që të ketë detergjent në
kutinë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri.
SHQIP 15