User manual
3. Lajeni krahun spërkatës në ujë të
rrjedhshëm. Përdorni një mjet të hollë
me majë, p.sh. kruajtëse dhëmbësh,
për të hequr mbetjet e ndotjes nga
vrimat.
4. Për të vendosur sërish krahun
spërkatës në kosh, shtypni krahun
spërkatës lart në drejtimin e treguar
nga shigjeta e poshtme dhe
njëkohësisht rrotullojeni në drejtim të
kundërt të akrepave të orës derisa të
ngecë në vend.
11.3 Pastrimi i jashtëm
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht.
• Përdorni vetëm detergjente neutrale.
• Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
11.4 Pastrimi i brendshëm
• Pastroni me kujdes pajisjen, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës,
me një leckë të butë e të njomë.
• Nëse përdorni rregullisht programe
me kohëzgjatje të shkurtër, ato mund
lënë depozita yndyre dhe çmërsi
brenda pajisjes. Për të parandaluar
këtë, rekomandojmë përdorimin e
programeve me kohëzgjatje të gjatë
të paktën dy herë në muaj.
• Për të ruajtur performancën e pajisjes
suaj në nivele maksimale,
rekomandojmë të përdorni një produkt
specifik pastrimi për lavastoviljet (të
paktën një herë në muaj). Ndiqni me
kujdes udhëzimet në paketimin e
produktit.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Nëse pajisja nuk niset ose ndalon gjatë
punës, në fillim kontrolloni nëse mund ta
zgjidhni problemin vetë me ndihmën e
informacionit në tabelë përpara ose
SHQIP 19










