User manual
Gjatë fazës së tharjes, dera
hapet automatikisht dhe
qëndron paksa e hapur.
KUJDES!
Mos u përpiqni të mbyllni
derën e pajisjes brenda 2
minutave pas hapjes
automatike. Kjo mund të
shkaktojë dëmtim të pajisjes.
AirDry aktivizohet automatikisht me të
gjitha programet duke përjashtuar
(nëse aplikohet).
Për të përmirësuar performancën në
tharje, referojuni opsionit XtraDry ose
aktivizoni AirDry.
KUJDES!
Nëse fëmijët kanë akses te
pajisja, këshillohet që ta
çaktivizoni AirDry sepse
hapja e derës mund të
përbëjë rrezik.
Çaktivizimi i AirDry
Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përdorimit.
Shtypni butonin ndezur/fikur për të
konfirmuar cilësimin.
7. OPSIONET
Opsionet e dëshiruara mund
të aktivizohen kurdo përpara
nisjes së një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose
çaktivizoni opsionet gjatë
kryerjes së një programi.
Jo të gjitha opsionet
përputhen me njëra-tjetrën.
Nëse zgjidhni opsione që
nuk përputhen, pajisja
çaktivizon automatikisht
njërin ose më shumë prej
tyre. Vetëm treguesit e
opsioneve ende aktive
qëndrojnë ndezur.
Nëse një opsion nuk është i
zbatueshëm për një
program, treguesi përkatës
është i fikur ose pulson
shpejt për disa sekonda dhe
më pas fiket.
Çaktivizimi i opsioneve
mund të ndikojë në
konsumin e ujit dhe të
energjisë si edhe në
kohëzgjatjen e programit.
7.1 XtraDry
Aktivizojeni këtë opsion për të rritur
performancën në tharje. Me XtraDry të
ndezur, mund të ndryshojë kohëzgjatja e
disa programeve, konsumi i ujit dhe
temperatura e shpëlarjes së fundit.
XtraDry është një opsion i përhershëm
për të gjitha programet përveç
dhe nuk është nevoja të zgjidhet në çdo
cikël.
Në programet e tjera, cilësimi i XtraDry
është i përhershëm dhe përdoret
automatikisht në ciklet e tjera. Ky
konfigurim mund të ndryshohet në çdo
kohë.
SHQIP 11










