User manual
Table Of Contents
- PËRMBAJTJA
- 1. INFORMACION SIGURIE
- 2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
- 3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
- 4. PANELI I KONTROLLIT
- 5. PROGRAMET
- 6. CILËSIMET
- 7. OPSIONET
- 8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
- 9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
- 10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
- 11. KUJDESI DHE PASTRIMI
- 12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- 13. TË DHËNA TEKNIKE

12.1 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme
larjeje.
• Referojuni "Përdorimi i përditshëm", "Udhëzime
dhe këshilla" dhe fletëpalosjes për mbushjen e
koshave.
• Përdorni programe me larje më intensive.
• Nëse përdorni tableta të kombinuara, gjithmonë
aktivizoni opsionin Multitab.
• Pastroni injektorët e krahëve spërkatës dhe filtrin.
Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
Rezultate të pakënaqshme
tharjeje.
• Takëmet janë lënë shumë kohë brenda pajisjes së
mbyllur.
• Nuk ka shpëlarës ose dozimi i shpëlarësit nuk është i
mjaftueshëm. Vendoseni kutinë e shpëlarësit në nivel
më të lartë.
• Artikujt plastikë mund të kenë nevojë të thahen me
peshqir.
• Rekomandojmë të përdorni gjithmonë shpëlarës, edhe
në kombinim me tableta të shumëfishta.
Ka vija të bardha ose shtresa
me ngjyrë blu mbi gota dhe
enë.
• Sasia e lëshuar e shpëlarësit është tepër e madhe.
Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të
ulët.
• Sasia e detergjentit është tepër e madhe.
Në gota dhe pjata ka njolla
dhe pika të thata uji.
• Sasia e lëshuar e shpëlarësit është e pamjaftueshme.
Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të
lartë.
• Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.
Enët janë të lagura. • Programi nuk ka fazë tharjeje ose ka fazë tharjeje me
temperaturë të ulët.
• Shpërndarësi i shpëlarësit është bosh.
• Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.
• Shkaku mund të jetë cilësia e tabletave të
shumëfishta. Provoni një markë tjetër ose aktivizoni
shpërndarësin e shpëlarësit dhe përdoreni shpëlarësin
bashkë me tabletat e shumëfishta.
• Mbajeni derën e lavastoviljes paksa të hapur për pak
kohë para se të hiqni enët.
Pjesa e brendshme e pajisjes
është e lagur.
• Ky nuk është defekt i pajisjes. Ai shkaktohet nga
lagështira në ajër e cila kondensohet në paretet e saj.
Shkumë e pazakontë gjatë
larjes.
• Përdorni vetëm detergjente për lavastovilje.
• Ka rrjedhje në shpërndarësin e shpëlarësit. Kontaktoni
me një qendër të autorizuar shërbimi.
www.aeg.com20










