User manual
Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
përzgjedhjes së programit.
• Nëse treguesi i kripës është i
ndezur, mbushni kutinë e kripës.
• Nëse treguesi i shpëlarësit është i
ndezur, mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
3. Mbushni koshat.
4. Shtoni detergjentin.
5. Vendosni dhe nisni programin e
duhur sipas llojit të ngarkesës dhe të
nivelit të ndotjes.
9.1 Përdorimi i detergjentit
30
20
A BD
C
20
30
B
A D
C
1. Shtypni butonin e lëshimit (B) për të
hapur kapakun (C).
2. Vendosni detergjentin, pluhur ose
tableta, në dhomëz (A).
3. Nëse programi ka fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të vogël detergjenti
në dhomëzën (D).
4. Mbyllni kapakun. Siguroni që butoni i
lirimit të ngecë në pozicion.
9.2 Vendosja dhe startimi i
një programi
Funksioni Auto Off
Ky funksion ul konsumin e energjisë
duke e çaktivizuar automatikisht pajisjen
kur ajo nuk është në punë.
Funksioni hyn në përdorim:
• 5 minuta pas përfundimit të programit.
• Pas 5 minutave nëse programi nuk ka
filluar.
Nisja e një programi
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që
pajisja të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
2. Mbyllni derën e pajisjes.
3. Shtypni Program vazhdimisht derisa
të ndizet treguesi i programit që
dëshironi të zgjidhni.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
4. Caktoni opsionet e zbatueshme.
5. Shtypni Start për të nisur programin.
• Ndizet treguesi i fazës së larjes.
• Kohëzgjatja e programit fillon të
ulet me intervale kohe prej 1
minute.
Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Caktoni programin.
2. Shtypni Delay vazhdimisht derisa
ekrani të shfaqë kohën e shtyrjes që
dëshironi të caktoni (nga 1 deri në 24
orë).
Treguesi i programit të përzgjedhur
pulson.
3. Shtypni Start.
4. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
numërimin mbrapsht.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi fillon dhe ndizet treguesi i fazës
së larjes.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja është në punë
Nëse e hapni derën ndërkohë që
programi është në punë, pajisja ndalon.
Kjo mund të ndikojë në konsumin e
www.aeg.com14










