User manual

Programi Niveli i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Fazat e programit Opsionet
5)
Të gjitha Paralarje
1)
Me këtë program ofrohet përdorimi më efikas i konsumit të ujit dhe të energjisë për takëme dhe enë
prej fajance me ndotje normale. (Ky është programi standard për institutet e testimit).
2)
Pajisja e dallon nivelin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e rregullon automatikisht
temperaturën dhe sasinë e ujit, konsumin e energjisë dhe kohëzgjatjen e programit.
3)
Ky program ka temperaturë të lartë në fazën e shpëlarjes për rezultate më të mira higjiene. Gjatë
fazës së shpëlarjes, temperatura qëndron në 70°C për të paktën 10 minuta.
4)
Me këtë program mund të lani ngarkesë të sapo ndotur. Ai jep rezultate të mira larjeje në një kohë të
shkurtër.
5)
Me këtë program mund t'i shpëlani enët shpejt për të parandaluar ngjitjen e mbetjeve të ushqimit te
enët dhe krijimin e erës së keqe në pajisje. Mos përdorni detergjent me këtë program.
5.1 Vlerat e konsumit
Programi
1)
Uji
(l)
Energjia
(kWh)
Kohëzgjatja
(min)
9.9 0.789 225
6 - 11 0.5 - 1.2 40 - 140
11 - 13 1.3 - 1.4 140 - 160
8 0.8 30
4 0.1 14
1)
Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet dhe sasia e
enëve mund t'i ndryshojnë vlerat.
5.2 Informacion për institutet
testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për
kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
info.test@dishwasher-production.com
Shkruani numrin e produktit (PNC) që
ndodhet te etiketa e specifikimeve.
6. CILËSIMET
6.1 Regjimi i përzgjedhjes së
programit dhe regjimi i
përdoruesit
Kur pajisja është në regjimin e
përzgjedhjes së programit, është e
mundur të caktoni një program dhe të
hyni te regjimi i përdoruesit.
Në regjimin e përdoruesit, mund të
ndryshohen cilësimet e mëposhtme:
Niveli i zbutësit të ujit sipas fortësisë
së ujit.
Aktivizimi ose çaktivizimi i sinjalit
akustik për përfundimin e programit.
Aktivizimi ose çaktivizimi i kutisë së
shpëlarësit kur dëshironi të përdorni
opsionin Multitab pa shpëlarës.
www.aeg.com8