User manual
7.1 Multitab
Aktivizoni këtë opsion kur përdorni
tableta të shumëfishta që integrojnë
funksionet e kripës, ndihmësit të
shpëlarjes dhe detergjentit. Ato mund të
përmbajnë edhe agjentë pastrimi ose
shpëlarjeje.
Ky opsion çaktivizon çlirimin e kripës.
Treguesi i kripës nuk ndizet.
Me përdorimin e këtij opsioni,
kohëzgjatja e programit zgjatet për të
përmirësuar rezultatet e pastrimit dhe të
tharjes, me përdorimin e tabletave të
shumëfishta.
Multitab nuk është opsion i përhershëm
dhe duhet të zgjidhet në çdo cikël.
Mënyra e aktivizimit të
Multitab
Shtypni dhe mbani njëkohësisht
dhe derisa treguesi të
ndizet.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i aktual i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit nga ujësjellësi.
Nëse jo, përshtatni nivelin e
zbutësit të ujit.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Nisni një program për të hequr çdo
mbetje të përpunuar që mund të jetë
ende brenda pajisjes. Mos përdorni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Kur nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura do të përsëritet
në mënyrë periodike.
8.1 Kutia e kripës
KUJDES!
Përdorni vetëm kripë
specifike për enëlarëse.
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
Mbushja e kutisë së kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim kundërorar dhe
hiqeni atë.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Mbusheni kutinë e kripës me kripë
për enëlarëse.
4. Hiqni kripën rreth vrimës së kutisë së
kripës.
5. Rrotulloni kutinë e kripës në drejtim
kundërorar për të mbyllur kutinë e
kripës.
Uji dhe kripa mund të
derdhen nga kutia e kripës
kur e mbushni. Rrezik
gërryerjeje. Për ta
parandaluar këtë, nisni një
program pasi të mbushni
kutinë e kripës.
SHQIP 11










