User manual
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik që panelet e xhamit të
thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Lidhuni me Servisin.
• Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM
Rrezik djegiesh.
• Përpara se të kryeni funksionin e
vetëpastrimit pirolitik ose përpara
funksionimit të parë ju lutemi hiqni
nga hapësira e furrës:
– Çdo ushqim të mbetur, mbetje/
rrjedhje vaji ose yndyre.
– Çdo objekt të lëvizshëm (përfshi
raftet, shinat anësore, etj., që kanë
ardhur me produktin) veçanërisht
çdo tenxhere, tigan, tavë, enë, etj.,
që nuk ngjit.
• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet
për pastrim pirolitik.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë
kohës që pastrimi pirolitik është në
funksionim. Pajisja nxehet shumë.
• Pastrimi pirolitik është një operacion
me temperaturë të lartë dhe mund të
lëshojë tymra nga mbetjet e gatimit
dhe materialet e ndërtimit, prandaj
konsumatorët këshillohen të veprojnë
si më poshtë:
– Siguroni ajrosje të mirë gjatë dhe
pas çdo pastrimi pirolitik.
– Siguroni ajrosje të mirë gjatë
përdorimit të parë dhe pas tij, në
një temperaturë maksimale pune.
– Largoni çdo kafshë shtëpiake
(veçanërisht zogjtë) nga zona pranë
pajisjes gjatë dhe pas pastrimit
pirolitik dhe në fillim përdorni
funksionimin në temperaturë
maksimale në një zonë të ajrosur
mirë.
• Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj
dhe zvarranikë mund të jenë
jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj
avujve të fortë që dalin gjatë procesit
të pastrimit në të gjitha furrat
pirolitike.
• Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund
të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve
të lokalizuara të temperaturave në
afërsi të furrave pirolitike kur është në
punë programi pirolitik i vetëpastrimit.
• Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere,
tiganë, tabaka, takëme etj., mund të
dëmtohen nga përdorimi i funksionit
të pastrimit pirolitik në temperaturë të
lartë në të gjitha furrat pirolitike dhe
mund të jetë gjithashtu burim për avuj
të dëmshëm të nivelit të ulët.
• Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike /
mbetjet e gatimit siç përshkruhet nuk
janë të dëmshme për njerëzit, duke
përfshirë fëmijët ose personat me
probleme mjekësore.
2.4 Drita e brendshme
• Lloji i llambës ose llambës halogjene
të përdorur për këtë pajisje, është
vetëm për pajisje elektroshtëpiake.
Mos e përdorni atë për ndriçim
banese.
PARALAJMËRIM
Rrezik nga goditja elektrike.
• Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
2.5 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
6
www.aeg.com