User manual

10. FUNKSIONET SHTESË
10.1 Funksioni i programit tim
të preferuar
Përdorni këtë funksion për të ruajtur
parametrat tuaja të preferuara të
temperaturës dhe kohën për funksionin
ose programin e furrës.
1.
Vendosni temperaturën dhe kohën
për një funksion ose program të
furrës.
2.
Prekni dhe mbani prekur për më
shumë se tre sekonda. Do të
dëgjohet një sinjal akustik.
3.
Çaktivizoni pajisjen.
Përdorimi i funksionit të programit tim
të preferuar:
Për të aktivizuar funksionin prekni
. Pajisja aktivizon programin tuaj të
preferuar.
Për të çaktivizuar funksionin prekni
. Pajisja çaktivizon programin tuaj
të preferuar.
Kur funksioni është i aktivizuar, ju
mund ta ndryshoni kohën dhe
temperaturën.
10.2 Bllokimi për fëmijët
Funksioni i bllokimit për fëmijët
parandalon funksionimin aksidental të
pajisjes.
Aktivizimi dhe çaktivizimi i funksionit
të bllokimit për fëmijët:
1.
Çaktivizojeni pajisjen me . Mos
vendosni një funksion të furrës.
2.
Prekni dhe mbani prekur dhe
njëkohësisht për 2 sekonda. Do të
dëgjohet një sinjal akustik.
SAFE shfaqet ose fiket në ekran.
Nëse pajisja ka funksion të
pastrimit pirolitik dhe funksioni
është në punë, dera është e
bllokuar. Në ekran shfaqet një
mesazh kur prekni një fushë me
sensor.
10.3 Bllokimi i butonave
Bllokimi i butonave mund të aktivizojë
funksionin vetëm kur pajisja është
punë. Bllokimi i butonave parandalon
ndryshimin aksidental të funksionit të
furrës.
Aktivizimi / çaktivizimi i funksionit të
bllokimit të butonave:
1.
Aktivizojeni pajisjen.
2.
Aktivizoni një funksion ose
përzgjedhje të furrës.
3.
Prekni dhe mbani prekur dhe
njëkohësisht për 2 sekonda. Do të
dëgjohet një sinjal akustik.
Loc shfaqet ose fiket në ekran.
Informacion i nevojshëm:
Ju mund ta çaktivizoni pajisjen kur ësh
i ndezur bllokimi i butonave. Kur
çaktivizoni pajisjen, çaktivizohet bllokimi
i butonave.
Nëse pajisja ka funksion të pastrimit
pirolitik dhe funksioni është në punë,
dera është e bllokuar. Në ekran shfaqet
një mesazh kur prekni një fushë me
sensor.
10.4 Menyja e cilësimeve
Menyja e cilësimeve ju lejon të shtoni
ose të hiqni funksione nga menyja
kryesore (për shembull: mund të shtoni
ose të hiqni treguesin e nxehtësisë së
brendshme). Menyja e cilësimeve ka
maksimumi nëntë cilësime (nga SET1
deri SET9). Numri i parametrave është i
ndryshëm për modele të ndryshme.
Shikoni tabelën e mëposhtme për të
parë vlerat e mundshme për secilin
parametër.
20
www.aeg.com