User manual
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
Shënime për pastrimin:
• Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm
pastrimi.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi. Më pas
mund të pastroni ndotjet më lehtë e
të mos i lejoni të digjen.
• Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë te
ngrohtë dhe agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin,
mos i pastroni duke përdorur lëndë
agresive, sende me cepa të mprehta
ose në enëlarëse. Kjo mund t'i
shkaktojë dëmtime veshjes së pajisjes.
12.1 Pastrimi pirolitik
1.
Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbështetëset e rafteve që mund të
hiqen.
Mos e filloni pastrimin pirolitik
nëse:
– Nuk keni hequr spinën e
sondës së temperaturës së
mishit nga priza. Në disa
modele, ekrani tregon "C2"
kur ndodh ky defekt.
– Nëse keni mbyllur derën e
furrës plotësisht. Në disa
modele, ekrani tregon "C3"
kur ndodh ky defekt.
2.
Hiqeni pjesën më të madhe të
papastërtive me dorë.
3.
Vendos funksionin e pastrimit
pirolitik (shikoni "Funksionet e
furrës").
4.
Prekni ose për të vendosur
kohëzgjatjen e procedurës së
pastrimit:
– 1 – 1:00 për një nivel të ulët
ndotjeje
– 2 – 1:30 për një nivel të
zakonshëm ndotjeje
– 3 – 2:30 për një nivel të lartë
ndotjeje.
Prekni
për të aktivizuar pastrimin
pirolitik.
Informacion i nevojshëm:
Ju mund të përdorni funksionin
Përfundimi për të shtyrë procedurën e
pastrimit.
Gjatë pastrimit pirolitik dera kyçet.
Simboli
dhe vijat e treguesit të
nxehjes shfaqen, derisa dera të
zhbllokohet.
Dera zhbllokohet kur temperatura
brenda furrës është në kushte të sigurta
dhe pastrimi pirolitik ka mbaruar.
Gjatë pastrimit pirolitik llamba
çaktivizohet.
Kujtuesi i pastrimit
Për t'ju kujtuar se pastrimi pirolitik është
i nevojshëm simboli i kujtesës së
pastrimit
pulson në ekran pas çdo
çaktivizimi të pajisjes për 10 sekondat
pasardhëse.
Kujtuesi i pastrimit fiket:
• Pas përfundimit të funksionit të
pastrimit pirolitik
• Kur ju e çaktivizoni në cilësimet
bazë (shikoni "Menyja e
cilësimeve")
12.2 Filtri i erërave të këqija
Filtri i erërave është aktiv:
• Me të gjitha funksionet e furrës.
• Nëse temperatura e pajisjes është më
shumë se 50 °C.
Kur filtri i erërave të këqija është i
aktivizuar, ekrani tregon simbolin e filtrit
të erërave të këqija
.
Në përfundim të funksionit të furrës, filtri
i nxehur i erërave të këqija vazhdon të
punojë edhe për 10 minuta të tjera. Filtri
i erërave të këqija ndalon kur çaktivizoni
pajisjen ose hapni derën e furrës.
Për pastrimin pirolitik (nëse ka) filtri i
erërave të këqija vihet automatikisht në
38
www.aeg.com