User manual
Kur përdorni ushqime të ngrira, tavat
në furrë mund të deformohen gjatë
pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni Tabelat e pjekjes
• Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
• Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për
një recetë të veçantë, kërkoni një që
është pothuajse e njëjtë me të.
• Koha e pjekjes mund të zgjatet me 10
- 15 minuta, nëse gatuani kekë në më
shumë se një nivel.
• Kekët dhe petët në lartësi të
ndryshme nuk skuqen gjithmonë
njësoj në fillim. Nëse ndodh kjo, mos e
ndryshoni temperaturën e furrës.
Diferencat do të barazohen gjatë
procedurës së pjekjes.
11.3 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Baza e kekut nuk është
skuqur mjaftueshëm.
Pozicioni i raftit nuk
është i saktë.
Vendoseni kekun në një
raft më të ulët të furrës.
Ëmbëlsira bie dhe
mbetet e papjekur, e
qullët ose e ujshme.
Temperatura e ambientit
është shumë e lartë.
Herën tjetër që të piqni,
vendoseni furrën në
temperaturë pak më të
ulët.
Ëmbëlsira bie dhe
mbetet e papjekur, e
qullët ose e ujshme.
Koha e pjekjes është
shumë e shkurtër.
Vendosni një kohë
pjekjeje më të gjatë.
Nuk mund ta zvogëloni
kohën e pjekjes duke
vendosur temperatura
më të larta.
Ëmbëlsira bie dhe
mbetet e papjekur, e
qullët ose e ujshme.
Në përzierje ka shumë
lëng.
Përdorni më pak lëng.
Bëni kujdes me kohën e
përzierjes, veçanërisht
nëse përdorni makineri
përzierëse.
Keku është shumë i
thatë.
Temperatura e furrës
është shumë e ulët.
Herën tjetër që të piqni,
vendoseni furrën në
temperaturë më të lartë.
Keku është shumë i
thatë.
Koha e pjekjes është
shumë e gjatë.
Herën tjetër që të piqni,
vendosni një kohë më të
shkurtër pjekjeje.
Keku skuqet në mënyrë
jo të njëtrajtshme.
Temperatura e furrës
është shumë e lartë dhe
koha e pjekjes është
shumë e shkurtër.
Vendosni një
temperaturë më të ulët
në furrë dhe zgjasni
kohën e pjekjes.
Keku skuqet në mënyrë
jo të njëtrajtshme.
Përzierja nuk është hapur
njëtrajtësisht.
Shpërndajeni përzierjen
në tavën për pjekje në
mënyrë të njëtrajtshme.
Keku nuk është gati në
kohën e caktuar të
pjekjes.
Temperatura e furrës
është shumë e ulët.
Herën tjetër që të piqni,
vendoseni furrën në
temperaturë pak më të
lartë.
SHQIP 23