User manual
Udhëzime për shtresën e smaltit
Ndryshimet e ngjyrës në shtresën e smaltit të furrës të shkaktuara nga përdorimi
nuk e zvogëlojnë aftësinë e pajisjes për një përdorim normal ose konform kontratës.
Si rrjedhojë ato nuk paraqesin asnjë të metë në bazë të së drejtës së garancisë.
Mos e përdorni pajisjen...
... për gatimin e vezëve me lëvozhgë (kur të
gatuani vezë syze shpojeni më parë të
verdhën e vezës) dhe gatimin e kërmijve,
meqenëse këto mund të plasin.
Vaji i gatimit (për skuqje, për përgatitje
salcash me verë) dhe pijet alkoolike me
përqindje të lartë alkooli paraqesin: Rrezik
vetëndezjeje! Rrezik shpërthimi!
... për nxehjen e enëve që janë të mbyllura
fort, p. sh. konservat, shishet, enët prej qelqi
me mbyllje me filetë.
... për tharjen e kafshëve, rrobave, jastëkëve
terapeutikë dhe materialeve të tjera të
djegshme: Rrezik zjarri!
... për enë porcelani, qeramike ose prej balte
të cilat kanë vrima të vogla, p. sh. te dorezat
ose që kanë bazament pa smalt. Kur ena
nxehet, lagështira që kalon nëpërmjet
vrimave mund të bëjë që ena të çahet.
Udhëzime sigurie
9










