User manual
• Si rregull, ushqimi i fëmijës duhet ngrohur në gota ose në shishe pa kapak ose
pa mbyllje. Pas ngrohjes përziejeni ose tundeni mirë ushqimin me qëllim që
ngrohtësia të shpërndahet njëtrajtësisht. Përpara se t'ia jepni ushqimin fëmijës,
ju lutemi provojeni me çdo kusht temperaturën e ushqimit.
• Gjatë përdorimit të skarës (vetëm ose në kombinim me mikrovalën) xhami do të
bëhet shumë i nxehtë. Prandaj, mbajini fëmijët e vegjël larg derës së pajisjes.
• Gjatë kohës që pajisja është në përdorim, mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje
fëmijët e vegjël.
• Kjo pajisje është e pajisur me një sigurim për fëmijët.
Siguria gjatë përdorimit
• Kjo pajisje lejohet që të përdoret vetëm për përdorim familjar për gatimin,
skuqjen dhe pjekjen e ushqimeve.
• Kini kujdes gjatë lidhjes elektrike të pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të kësaj
pajisjeje. Kabllot e lidhjes elektrike nuk duhet që të ngecin nën derën e nxehtë
të furrës.
•
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë kohës së funksionimit, hapësira e
brendshme e furrës do të nxehet.
• Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë, mund të krijohet një përzierje e lehtë
alkool-ajër që mund të ndizet. Në këtë rast, hapeni derën me kujdes. Mos afroni
aty pranë asnjë shkëndijë, nxehtësi ose flakë.
• Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen
në mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, ndijore ose mendore, ose
të mungesës së eksperiencës ose të mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë pajisje
pa mbikëqyrjen ose këshillimin e një personi kompetent.
Udhëzime mbi akrilamidin
Sipas zbulimeve më të reja shkencore, një skuqje intensive e ushqimit, veçanërisht
në rastin e produkteve që përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë një rrezik për
shëndetin nga akrilamidi i formuar. Prandaj, ne ju këshillojmë që të gatuani
mundësisht në temperatura të ulëta dhe që të mos i skuqni shumë ushqimet.
Mikrovala
• Ndizeni pajisjen vetëm kur ka ushqime në hapësirën e gatimit. Nëse nuk ka
ushqime pajisja mbingarkohet.
6
Udhëzime sigurie










