User manual

PATATE TË PJEKURA (për 4-5 persona)
Përbërësit:
750g patate
100g djathë Greyerzer ose Emmentaler, i grirë
•1 vezë
75ml qumësht ose ajkë qumështi
2 lugë gjelle gjalpë
1/2 lugë gjelle trumzë
1 thelb hudhër i qëruar
Kripë, piper, arrë muskati
Përgatitja:
Patatet e qëruara pritini në feta të trasha rreth 3mm, thajini, lyejini me kripë dhe
piper.
Gjysmën e fetave të patateve shpërndajini në një formë të lyer nga poshtë me
yndyrë dhe që është zjarrduruese, dhe më pas shtroni pak djathë të grirë mbi to.
Pas kësaj, shtroni pjesën e mbetur të fetave të patateve dhe pastaj shtroni mbi to
djathin e mbetur.
Grini thelbin e hudhrës dhe përziejeni së bashku me vezët, qumështin dhe trumzën.
Hidhini kripë masës së përgatitur dhe derdheni mbi patatet.
Prijeni gjalpin në shtresa dhe hidheni mbi sipërfaqen e pjekur.
Përcaktimi Niveli i vendosjes Kohëzgjatja
P 11PATATE TË PJEKURA
2 30 minuta
PULA 1200g
Përbërësit:
1 pulë (1000 - 1200g)
2 lugë gjelle vaj
Kripë, piper, spec i kuq, pluhur erëzash
Përgatitja:
Pastroni pulën dhe thajeni me letër kuzhine.
Përzieni erëzat me vajin dhe me të lyeni pulën nga brenda dhe nga jashtë.
Më pas, vendoseni pulën me pjesën e gjoksit për nga poshtë, në një tavë
zjarrduruese ose në një formë xhami me tavë me vrima (pjesë shtesë e veçantë).
Përdorimet, tabelat dhe këshilla
59