User manual

Mos e hapni derën gjatë numërimit poshtë nëse nuk është e domosdoshme. Kjo parandalon
ndërprerjen e numërimit poshtë. Kur e mbyllni përsëri derën numërimi poshtë vazhdon nga
pika e ndërprerjes.
Anuloni një fillim me vonesë:
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e
programeve të ndizen.
Kur anuloni shtyrjen e programit, anuloni gjithashtu programin e larjes.
2. Vendosni një program të ri larjeje.
Ju mund të zgjidhni programin e larjes dhe shtyrjen e programit edhe me derën e mbyllur.
Kur shtypni një prej butonave të programit, keni vetëm 3 sekonda kohë për të zgjedhur një
program tjetër larjeje apo shtyrjen e programit. Pas këtyre 3 sekondave, programi i zgjedhur
starton automatikisht.
Fundi i programit të larjes
Fikeni pajisjen në këto kushte:
Pajisja ndalon automatikisht.
•Ekrani shfaq 0.
Drita treguese e përfundimit të programit do të ndizet.
1. Shtypni butonin Ndiz/Fik.
2. Hapni derën.
3. Për rezultate tharjeje më të mira, mbajeni derën e larëses së enëve paksa të hapur për
disa minuta para se të hiqni enët.
Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta dëmtohen me lehtësi.
Heqja e ngarkesës
Si fillim hiqni artikujt nga koshi i poshtëm, pastaj nga koshi i sipërm.
Mund të ketë ujë në anët e derës së pajisjes. Çeliku i pandryshkshëm ftohet më shpejt
sesa enët.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
Pastrimi i filtrave
KUJDES
Mos e përdorni pajisjen pa filtra. Sigurohuni që instalimi i filtrave të bëhet si duhet. Instalimi
i pasaktë i tyre do të sjellë rezultate të pakënaqshme të larjes dhe dëmtim të pajisjes.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrat. Filtrat e ndotur përkeqësojnë rezultatet e larjes.
Enëlarësja ka tre filtra:
Kujdesi dhe pastrimi
19