FAVORIT AAAUTO Udhëzimet për përdorim Enëlarëse
Përmbajtja Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë. Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes shtëpiake.
Të dhëna për sigurinë 3 Udhëzime për përdorimin Të dhëna për sigurinë Lexoni me kujdes këtë manual para instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo është në interes të sigurisë suaj dhe për të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë me pajisjen kur ajo zhvendoset ose shitet. Të gjithë personat që përdorin pajisjen duhet të dinë plotësisht për funksionimin e saj dhe veçoritë e sigurisë. Përdorimi i saktë • Pajisja është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Përshkrim i produktit • Mbajini fëmijët larg nga pajisja kur dera është e hapur. Instalimi • Sigurohuni që pajisja të mos dëmtohet nga transporti. Mos lidhni një pajisje të dëmtuar. Kontaktoni furnizuesin nëse është e domosdoshme. • Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit të parë. • Një person i kualifikuar dhe i aftë duhet të bëjë instalimin elektrik dhe hidraulik të kësaj pajisje. • Mos provoni në asnjë mënyrë të ndryshoni specifikimet ose modifikoni këtë produkt. Kjo mund të shkaktojë dëmtim.
Paneli I kontrollit 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Rregulluesi i fortësisë së ujit Kutia e kripës Foleja e detergjentit Foleja e shpëlarësit Pllakëza e parametrave Filtrat Krahu i poshtëm spërkatës Krahu i sipërm spërkatës Plani i punës Paneli I kontrollit 1 2 3 4 5 6 7 Butonat e përzgjedhjes së programit Butoni i funksionit të shumëfishtë (3 in 1) Dritat treguese Butoni On/off (ndez/fik) Ekrani dixhital Butoni i shtyrjes së fillimit të programit Butonat e funksionit 5
Paneli I kontrollit Dritat treguese Drita treguese ndizet kur është në proces faza e larjes ose faza e shpëlarjes. Drita treguese ndizet kur është në proces faza e tharjes. Drita treguese ndizet kur programi larjes ka përfunduar. 1) 1) Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të mbushet kutia e kripës. Referojuni kapitullit 'Përdorimi I kripës në enëlarëse'. Drita treguese e kripës mund të qëndrojë ndezur për disa orë, kjo nuk ndikon negativisht në procesin e punës së pajisjes.
Përpara përdorimit të parë 7 Modaliteti i përzgjedhjes Pajisja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes për këto procese: • Për të vendosur një program larjeje. • Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit • Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e shpëlarësit. Shtypni butonin on/off (ndezur/fikur). Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes kur: – Gjithë dritat treguese të programit ndizen. Shtypni butonin on/off (ndezur/fikur).
Vendosja e zbutësit të ujit Fortësia e ujit Përzgjedhja e fortësisë së ujit °dH °TH mmol/l Clarke manualisht elektronikisht 37 - 42 65 - 75 6,5 - 7,5 46 - 52 2 8 29 - 36 51 - 64 5,1 - 6,4 36 - 45 2 7 23 - 28 40 - 50 4,0 - 5,0 28 - 35 2 6 19 - 22 33 - 39 3,3 - 3,9 23 - 27 2 5 15 - 18 26 - 32 2,6 - 3,2 18 - 22 1 4 11 - 14 19 - 25 1,9 - 2,5 13 - 17 1 3 4 - 10 7 - 18 0,7 - 1,8 5 - 12 1 2 <4 <7 < 0,7 <5 1 1) 1 1) 1) Nuk kërkohet përdorimi i kripës.
Përdorimi I kripës në enëlarëse 9 7. Shtypni butonin On/Off për të ruajtur procesin. Përdorimi I kripës në enëlarëse KUJDES Përdorni vetëm kripë për enëlarëse. Kripërat që nuk janë të posaçme për enëlarëse dëmtojnë zbutësin e ujit. KUJDES Kokrrizat e kripës dhe uji i kripur në fund të pajisjes mund të shkaktojnë gërryerje. Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të startoni një program larjeje për të shmangur gërryerjen. Ndiqni këto hapa për të mbushur kutinë e kripës: 1.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse 1. Shtypni dhe lëshoni butonin (A) për të hapur folenë e shpëlarësit. 2. Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës. Shenja 'max.' shfaq nivelin maksimal. 3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë thithëse për të parandaluar formimin e shkumës gjatë programit pasardhës të larjes. 4. Mbyllni folenë e shpëlarësit. Rregulloni dozimin e shpëlarësit Shpëlarësi është paravendosur nga fabrikë në pozicionin 4.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë 11 Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë Informacione dhe këshilla të dobishme KUJDES Përdoreni pajisjen vetëm për enë shtëpiake që janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse. Mos e përdorni pajisjen për të larë objekte që thithin ujë (sfungjerë, plaçka, etj.). • Përpara se të futni takëme dhe enë, ndiqni këta hapa: – Hiqni gjithë mbetjet dhe copëzat e ushqimit. – Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit në tiganë.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë Rreshtat e dhëmbëzimeve në koshin e poshtëm mund të ulen lehtësisht për t'ju lejuar të vendosni tenxhere, tava dhe tasa. Koshi i takëmeve PARALAJMËRIM Mos i vendosni thikat me teh të gjatë vertikalisht. Vendosini takëmet e gjata dhe të mprehta horizontalisht në koshin e sipërm. Bëni kujdes me artikujt e mprehtë. Pirunët dhe lugët vendosini me bishtin poshtë. Thikat vendosini me bishtin lart.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë 13 Koshi i thikave Koshi i thikave ndodhet në pjesën e pasme të koshit të sipërm. Vendosini takëmet e gjata dhe të mprehta në koshin e thikave. Koshi i sipërm Koshi i sipërm është për pjatat (me diametër maksimal 24 cm), tiganë, tasa sallate, filxhanë, gota, tenxhere dhe kapakë. Vendosini enët në mënyrë të tillë që të lini ujin të prekë gjithë sipërfaqet. Mos vendosni pjata në tre sektorët e parë në pjesën e përparme të koshit.
Përdorimi I detergjentit KUJDES Rregulloni lartësinë përpara se të ngarkoni koshin e sipërm. Lartësia maksimale e enëve koshi i sipërm koshi i poshtëm Pozicioni sipër 20 cm 31 cm Pozicioni poshtë 24 cm 27 cm Ndiqni këta hapa për të lëvizur koshin e sipërm në pozicionin më sipër: 1. Nxirrni jashtë ndalueset e përparme të shinave (A). 2. Nxirreni koshin jashtë. 3. Vendoseni koshin në pozicionin e sipërm. 4. Rivendosni ndalueset e përparme të shinave (A) në pozicionin e tyre fillestar.
Funksioni I shumëfishtë 3. Nëse përdorni një program larjeje me fazën e paralarjes, hidhni më shumë detergjent në folenë e detergjentit për paralarjen ( B). 15 A B 4. Nëse përdorni tableta detergjente, vendoseni tabletën detergjente në folenë e detergjentit ( A). 5. Mbyllni kapakun e folesë së detergjentit. Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet në pozicion. Marka të ndryshme detergjentesh treten në kohë të ndryshme.
Funksioni I shumëfishtë Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin multitab përpara fillimit të një programi larjeje. Nuk mund të aktivizoni ose çaktivizoni funksionin multitab gjatë procesit të një programi. Anuloni programin e larjes, më pas rivendosni programin. Për të aktivizuar funksionin multitab: • Shtypni butonin multitab. Drita treguese e multitab ndizet. Për të çaktivizuar funksionin multitab: • Shtypni butonin multitab. Drita treguese e multitab fiket.
Programet e larjes 17 Programet e larjes Programet e larjes Programi Niveli i ndotjes Lloji i ngarkesës Përshkrimi i programit INTENSIVE Ndotje e madhe Enë prej fajance, takëmet, tenxheret dhe tiganët Paralarja Larja kryesore deri në 70°C 2 shpëlarje të ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja AUTOMATIC1) Çdo lloj Enë prej fajance, takëmet, tenxheret dhe tiganët Paralarja Larja kryesore deri në 45°C ose 70°C 1 ose 2 shpëlarje të ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja 30 MIN2) ECO3) Ndotj
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës Ndiqni këto hapa për të zgjedhur dhe filluar një program larjeje: 1. Ndizni pajisjen. 2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes. 3. Shtypni një nga butonat e programeve. Referojuni kapitullit 'Programet e larjes. – Drita treguese e programit do të ndizet. – Të gjitha dritat treguese të programeve do të fiken. – Ekrani dixhital tregon kohëzgjatjen e programit duke pulsuar.
Kujdesi dhe pastrimi 19 Mos e hapni derën gjatë numërimit poshtë nëse nuk është e domosdoshme. Kjo parandalon ndërprerjen e numërimit poshtë. Kur e mbyllni përsëri derën numërimi poshtë vazhdon nga pika e ndërprerjes. Anuloni një fillim me vonesë: 1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e programeve të ndizen. – Kur anuloni shtyrjen e programit, anuloni gjithashtu programin e larjes. 2. Vendosni një program të ri larjeje.
Kujdesi dhe pastrimi 1. filtrin e ashpër (A) 2. mikrofiltrin (B) 3. filtri i sheshtë Ndiqni këta hapa për të pastruar filtrat: 1. Hapni derën. 2. Nxirrni koshin e poshtëm. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. Për të zbërthyer sistemin e filtrave, rrotulloni dorezën tek mikrofiltri (B) afro 1/4 në drejtim kundër-orar. Nxirrni sistemin e filtrit. Kapeni filtrin e ashpër (A) nga doreza me vrimë. Nxirrni filtrin e ashpër nga mikrofiltri. Nxirrni filtrin e sheshtë nga bazamenti i pajisjes.
Si të veprojmë nëse… 21 Pastrimi i jashtëm Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një copë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutral. Mos përdorni produkte gërryes, lecka pastrimi me fërkim ose zbutës (aceton, trikloroetilenë, etj...). Masat paraprake nga ngrirja KUJDES Mos e instaloni pajisjen në vende ku temperatura është poshtë 0 °C. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtim për shkak të ngricës.
Si të veprojmë nëse… Kodi i defektit dhe keqfunksionimi Programi nuk fillon punën Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja • Dera e pajisjes nuk është e mbyllur. Mbylleni derën e pajisjes. • Priza e furnizimit me energji elektrike nuk është e lidhur. Vendosni prizën kryesore në korrent. • Është djegur siguresa në kutinë e siguresave të shtëpisë. Zëvendësoni siguresën. • Është vendosur shtyrja e programit. Anuloni shtyrjen e programit për ta startuar programin menjëherë. Pas kontrollit, ndizni pajisjen.
Të dhëna teknike 23 Të dhëna teknike Përmasat Gjerësia cm 60 Lartësia cm 85 Thellësia cm 61 Lidhja elektrike – Voltazhi Informacioni mbi lidhjen elektrike jepet në pllakën e të dhënave Fuqia e përgjithshme - Siguresa në anën e brendshme të derës së larëses së enëve. Presioni i furnizimit me ujë Minimumi Maksimumi Kapaciteti Numri i vendeve Udhëzime për instalimin Instalimi Vendosja nën mobilje PARALAJMËRIM Sigurohuni që spina të mos jetë në prizë gjatë instalimit.
Lidhja e ujit 2. Tërhiqeni sipërfaqen e punës nga pas pajisjes. 3. Ngrijeni sipërfaqen e punës dhe lëvizeni nga vrimat e përparme. 4. Përdorni këmbëzat e rregullueshme për të rregulluar nivelimin e pajisjes. Montojeni pajisjen nën sipërfaqen e punës së kuzhinës. Sigurohuni që në zorrat e ujit nuk ka përdredhje e që nuk janë të shtypura. Nëse nevojitet një riparim, pajisja duhet të jetë lehtësisht e arritshme për inxhinierin.
Lidhja e ujit 25 Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes së ujit: • Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së ujit ose valvulin e sigurisë. • Nëse zorra e hyrjes së ujit ose valvuli i sigurisë është dëmtuar, hiqeni nga priza menjëherë spinën kryesore. • Lini vetëm Qendrën e Shërbimit të zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit me valvul sigurie. PARALAJMËRIM Tension i rrezikshëm Tubi kullues max 400 cm 1. Lidhni zorrën e kullimit të ujit me rubinetin dhe mbërthejeni nën sipërfaqen e punës.
Lidhja elektrike Lidhja elektrike PARALAJMËRIM Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse nuk ndiqni këto masa sigurie. Kjo pajisje duhet tokëzuar në përputhje me masat e sigurisë. Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i fuqisë në pllakën e parametrave të jetë në përputhje me tensionin dhe fuqinë e vendit tuaj. Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë. Mos përdorni spina me shumë hyrje, konektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik zjarri. Mos i zëvendësoni vetë kabllot e ushqimit.
156952520-00-122009 www.electrolux.