User manual
6
Kështu u shmangeni dëmeve në aparat
• Mos e shtroni furrën me fletë alumini dhe mos vendosni asnjë tepsi,
asnjë tenxhere etj. mbi fundin, sepse përndryshe do të dëmtohet
smalti i furrës nga nxehtësia e bllokuar.
• Lëngje frutash që pikojnë nga tepsia shkaktojnë njolla që nuk hiqen
dot më. Për torta shumë të lëngshme përdorni një tepsi të thellë.
• Mos ngarkoni derën e hapur të furrës.
• Mos derdhni kurrë ujë drejtpërdrejt në furrën e nxehtëMund të
shkaktohen dëmtime të smaltit dhe ndërrime të bojës.
• Nga përdorimi i forcës, sidomos në cepat e xhamit të ballit, mund të
thyhet xhami.
• Mos ruani sende të djegshme në furrëMund të marrin flakë kur ndizet
furra.
• Mos ruani ushqime të lëngshme në furrëMund të shkaktohen
dëmtime të smaltit.
3 Shënim për shtresimin me smalt
Ndërrime të bojës së shtresës së smaltit të furrës si pasojë përdorimi nuk
ndikojnë në aftësinë e aparatit për një përdorim normal ose sipas
kontratës. Prandaj nuk paraqesin mangësi në kuptim të së drejtës së
garancisë.