User manual

5
Udhëzimet për përdorim
1 Udhëzime sigurie
5
Ky aparat u përgjigjet direktivave vijuese të Bashkësisë Evropiane:
73/23/EEC e datës 19.02.1973 Direktiva për tension të ulët
89/336/EEC e datës 03.05.1989 Direktiva EMV duke përfshirë
direktivën e ndryshimit 92/31/EEC
93/68/EEC e datës 22.07.1993 Direktiva për etiketimin me CE
Siguria elektrike
Aparati lejohet të kyçet në rrjet vetëm nga një specialist me
autorizim të posaçëm.
Në rast defektesh ose dëmtimesh të aparatit: Nxirrni ose fikni siguresat.
Riparime të aparatit lejohen të kryhen vetëm nga specialistë.
Riparime joprofesionale mund të shkaktojnë rreziqe të
konsiderueshme. Në rast riparimi kontaktoni shërbimin tonë për
klientë ose shitësin tuaj të specializuar.
Siguria për fëmijë
Fëmijë të vegjël mos i lini kurrë të paruajtur kur aparati është në
përdorim.
Siguria gjatë përdorimit
Ky aparat duhet të përdoret vetëm për gatimin, skuqjen dhe pjekjen e
zakonshme shtëpiake të gjellëve.
Kujdes kur lidhni aparate elektrike në prizat në afërsi të aparatit.
Kabllot e kyçjes elektrike nuk duhet të ngecin nën derën e nxehtë të
furrës.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë përdorimit, brendësia e furrës
bëhet e nxehtë.
Kur përdorni përbërës alkoholike në furrë, mund të krijohet
eventualisht një e përzier nga alkoholi dhe ajri, që merr lehtë flakë.
Në këtë rast hapni derën me kujdes. Mos i afroni prush, shkëndija ose
zjarr.
3 Shënim për akrilamid
Sipas njohurive më të reja shkencore, një skuqje intensive e ushqimeve,
posaçërisht e produkteve që përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë një
rrezikim shëndetësor nga akrilamidi. Prandaj këshillojmë të gatitni me
temperatura sa më të ulëta dhe gjellët t’i mos skuqni tepër.