User manual

36
Pastrimi dhe kujdesi
1
Paralajmërim: Për t’u pastruar, aparati duhet të jetë i fikur dhe i ftohur.
Paralajmërim: Pastrimi i aparatit me një pastrues me avull ose me
presion të lartë është i ndaluar për arsye sigurie!
Kujdes: Mos përdorni lëndë për pastrim me të kruar, lëndë
pastruese agresive ose sende gërvishtëse.
Aparati nga jashtë
Fshini ballin e aparatit me një rreckë të butë dhe me ujë të ngrohtë
me ilaç shpëlarës.
Për ballë metalike përdorni lëndë të zakonshme pastrimi.
Brendësia e furrës
Pastrojeni aparatin pas çdo përdorimi. Kështu, pisllëqet mund të hiqen
më lehtë dhe nuk ngjiten gjatë djegies.
1.Për pastrimin ndizni ndriçimin e furrës.
2.Lajeni furrën pas çdo përdorimi me ujë me ilaç shpëlarës dhe thajeni.
3 Ndotjet që nuk dalin dot hiqini me lëndë të posaçme për pastrimin e
furrave.
1 Kujdes: Në qoftë se përdorni një sprei për furra, duhet domosdo të
ndiqni udhëzimet e prodhuesit!
Aksesorët
Të gjitha pjesët që shtyhen në furrë (skara, tepsia, kangjellat etj.)
shpëlajini pas çdo përdorimi dhe thajini mirë. Për pastrimin më të lehtë
lërini të mbeten pak në ujë.
Filtri i yndyrës
1.Pastrojeni filtrin e yndyrës në ujë të nxehtë me detergjent ose në
pjatalarëse.
2.Në rast ndotjeje të djegur thellë në filtër, ziejeni në pak ujë dhe 2-3 lugë
gjelle detergjent për pjatalarëse.