User manual
29
Skuqja
Funksioni i furrës: Nxehtësia e sipërme/e poshtme ose Skuqja
"infra"
Gjatë skuqjes vendosni filtrin e yndyrës!
Enët për skuqje
• Për skuqje është e përshtatshme çdo enë e qëndrueshme ndaj
nxehtësisë (merrni parasysh shënimet e prodhuesit!).
• Copa të mëdha mishi mund t’i skuqni menjëherë në tepsi ose mbi
skarën me tepsi të futur më poshtë.
• Këshillojmë që të gjitha llojet e mishit të thatë t’i skuqninë
tenxheren e mishit me kapak. Kështu mishi mbetet më i lëngshëm.
• Të gjitha llojet e mishit që duhet të marrin një kore mund t’i skuqni
në tenxheren e mishit pa kapak.
3 Shënime për tabelën e skuqjes
Të dhënat në tabelën vijuese janë vlera të përafërta.
• Këshillojmë që mishi dhe peshku të skuqen në furrë vetëm prej 1kg.
• Për t’iu shmangur ngjitjes me djegie të lëngut të dalë nga mishi ose të
yndyrës, këshillojmë të derdhni pak lëng në enën e skuqjes.
• Kthejeni mishin në rast nevoje (pas 1/2 - 2/3 të kohës së gatitjes).
• Copa të mëdha mishi dhe shpendë lageni gjatë kohës së gatitjes disa
herë me lëng mishi. Kështu skuqja do t'ju dalë më mirë.
• Fikeni furrën rreth 10 minuta para mbarimit të kohës së skuqjes për të
shfrytëzuar ngrohtësinë e mbetur.