User manual

22
Udhëzime të përgjithshme
Futni tepsinë me anën e pjerrët përpara!
Me Nxehtësia e sipërme/e poshtme ose Ajri i nxehtë mund të
piqni edhe dy forma njërën pranë tjetrës mbi skarën. Kohëzgjatja e
pjekjes zgjerohet vetëm pak.
3 Kur përdoret gjellë e ngrirë, tepsitë mund të deformohen gjatë procesit
të gatitjes. Kjo vjen nga ndryshimi i madh midis temperaturës së gjellës
së ngrirë dhe temperaturës së furrës. Pas ftohjes së tepsive, deformimi
normalizohet përsëri.
Shënime për tabelat e pjekjes
Në tabelat do të gjeni për një përzgjedhje gjellësh të dhënat e
nevojshme për temperaturën, kohën e gatitjes dhe nivelet.
Temperaturat dhe kohët e pjekjes janë vlera të përafërta, sepse varen
nga përbërja e brumit, nga sasia dhe nga forma e pjekjes.
Këshillojmë të zgjidhni për herë të parë vlerën më të vogël
temperaturës, dhe të zgjidhni një temperaturë më të lartë vetëm në
rast nevojë, p. sh. në qoftë se dëshironi një skuqje më të madhe ose
koha e pjekjes është tepër e gjatë.
Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për një recetë, orientohuni në një
gjellë të ngjashme.
Kur tortat piqen në tepsi ose në forma në disa nivele, koha e pjekjes
mund të jetë 10-15 minuta më e gjatë.
Gjellë të lëngshme (p. sh. pica, torta frutash etj.) përgatiten në vetëm
një nivel.
Në fillim të procesit të pjekjes, dallimet e lartësisë së gjellës mund të
çojnë te ndryshime në skuqje. Në këtë rast, ju lutem mos ndërroni
rregullimin e temperaturës. Dallimet e skuqjes kompensohen gjatë
procesit të pjekjes.
2 Kur kohët e pjekjes janë më të gjata, mund ta fikni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së pjekjes për të shfrytëzuar
ngrohtësinë e mbetur.
Përderisa nuk shënohet ndryshe, tabelat vlejnë për futjen në furrën e
ftohtë.