User manual
15
3 Ventilatori i ftohjes
Ventilatori ndizet automatikisht për të ftohur sipërfaqet e aparatit. Pasi
u fik furra, ventilatori vazhdon të punojë për ta ftohur aparatin dhe
pastaj fiket vetvetiu.
Gar Control (Kontrolli i Gatitjes)
2 Ky funksion ofron mundësinë e kursimit të energjisë duke shfrytëzuar
qëllimisht ngrohtësinë e mbetur.
Pas fikjes së furrës ndriçon njoftuesi “Gar Control”. Sa kohë që njoftuesi
ndriçon, temperatura në furrë është e mjaftueshme për të kryer
procesin e gatitjes.
Pastaj shuhet njoftuesi.
3 Përafërsisht mund të thuhet: Kur koha e gatitjes është më e gjatë, furra
mund të fiket rreth 10 min. para mbarimit të kohës së gatitjes.
Funksioni “Gar Control” mund të shfrytëzohet me funksionet e furrës
Ajri i nxehtë , Nxehtësia e sipërme/e poshtme dhe Skuqja
"infra" .
Funksioni “Gar Control” shfrytëzohet në mënyrë të arsyeshme në qoftë
se furra ka qenë më parë në përdorim për së paku 30 min. me së paku
160°C.